Komisioni i Shëndetësisë përplas anëtarët për skandalin te Onkologjiku, deputeti i PS: Llumi ka ekzistuar, duhen buldozer për ta pastruar

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni për Shëndetësinë, në një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidhur me hartimin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2024.

Gjatë diskutimeve, anëtarët u ndalën e dhe te skandali ditëve të fundit që Prokuroria e Posaçme zbuloi në spitalin Onkologjik.

Deputeti i PS Ilir Metaj u shpreh se, “Llumrat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Ne jemi këtu për të pastruar llumin. Duhen buldozer për të pastruar llumin”.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka shumë probleme.

“Unë nuk përjashtoj që mes keqbërësve ka edhe mjekë. Keqbërësi më i madh në Shqipëri është kryeministri, është gjithë hallka e sistemit shëndetësor me probleme. Shumë ilaçe nuk rimbursohen dhe kjo bën që shqiptarët të jenë në kushte barbarie. Sistemi shëndetësor është ndërtuar i tillë, që lë vend për abuzime”, tha ai.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat