Opozita kërkon dorëheqjen e saj pas skandalit te Onkologjiku, Koçiu: Faji ka emër, fytyrë, jo përgjithësime

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka folur në lidhje me skandalin e Onkologjikut, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer dhe i dërgonin ata në klinika private.

Ajo gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo ka folur dhe për kërkesën e opozitës të cilët kërkojnë dorëheqjen e saj.

Ministrja u shpreh se opozita po e përdor politikisht këtë çështje sensitive, duke treguar hipokrizi ndaj qytetarëve. Ajo ndër të tjera u shpreh se “autorët” dihen dhe se nuk ka vend për përgjithësime të situatës.

“Ju jeni në të drejtën tuaj që të përdorni në kapitalin tuaj politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen, por kjo është një çështje zgjedhjeje. Nder nuk iu bën dhe asgjë nuk do të arrini sepse jeni qartësisht të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’i qarë hallin qytetarëve.

Në këtë qeverisje faji ka emër, fytyrë e jo përgjithësime. Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë e i njëjtë për të gjithë, kushdo që provohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri e as me familjen politike. Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë, secili prej tyre duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat