Vapa agravon problemet e shëndetit mendor

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë  te cilat ndihen 43 -44 gradë celsius kanë agravuar gjendjen shëndetësore të personave me probleme të shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma  konfirmon shtimin e rasteve që paraqiten në urgjencën e psikiatrisë në Tiranë

Ajo thotë: “Ka shtim të rasteve pasi temperaturat e larta ndikojnë negativisht duke krijuar parehati fizike dhe psikologjike tek këta pacientë. Problemet e shëndetit mendor janë të  lidhura me ndryshimet stinore”.

Mjekja Thoma këshillon të afërm apo familjarë që kanë në rrethin e tyre persona që trajtohen  për shëndetin mendor të bëjnë kujdes dhe të konsultohen me mjekun që i ndjek  pasi në këto temperatura këshillohet të ndryshojnë dozat e mjekimit

Numri i personave që  trajtohen nga probleme të shëndetit mendor sa vjen e rritet   dhe po prek të gjitha grupmoshat përfshirë edhe fëmijë aq sa ekspertët i  konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si epidemia e heshtur që po vret shoqërinë moderne./TCh

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat