Vapa shton ankthin, psikiatrja: Shtohen pacientë të rinj, rikthehen ata ekzistues

Temperaturat ekstreme që po shoqërojnë ditët verore kanë shtuar problematikat e shëndetit mendor. Psikiatria Ariana Rreli rrëfen për Euronews Albania , se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e saj është në rritje çdo ditë dhe vapa duket se është shkaku kryesor.

“Ka rritje të numrit të vizitave, sidomos për gjendjen e ankthit dhe çregullimet e humorit. Ka raste të reja, por ka edhe rikthim të atyre që kanë qenë nën mjekim dhe kanë qenë në tentativë për të ulur sasinë e mjekimit.” –thotë ajo.

Por si ndikon vapa dhe moti ektrem në trupin tonë, aq sa prish të gjithë ekuilibrat.

“Vapa ka impaktin e vetë që e jep në ditët më pas, si në uljet e përqëndrimit, ulja e performancës dhe për këtë shkak rriten edhe sjelljet agresive.” –vijon psikiatrja më tej.

Por jo pak ndikim kanë edhe rrjetet sociale. Ajo cfarë shpesh ekspozohet nga pushimit luksoze mund të shkaktojë probleme tek një kategori që nuk kanë mundësi të tilla pushimi.

Por në këtë situatë, psikiatria sugjeron që të lihen mënjanë rrjetet sociale dhe të gjithë duhet të pushojnë  me mundësitë e tyre. puhsimet verore konsiderohen si motor i energjisë për të rinisur një vit aktiv pune dhe projektesh.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele