Urgjencat nga vapa, Shiroka: Kujdes i shtuar për të moshuarit e të sëmurët kronik

Korriku po ashtu dhe gushti ka nisur me temperatura të larta, të cilat po pasojnë me numër gjithmonë në rritje të pacientëve që kanë nevojë për konsultën e mjekut. Diferencat e temperatuarave mes mjedisve të brendshme dhe asaj jashtë po krjon probleme, veçanërisht tek të vegjlit.

“Diferencat e temperaturave shoqërohen shpesh herë, sidomos te bebet, me hundë të zëna, teshtima, rrufë, nuk e përballon dot këtë disnivel”, tha mjekja Bruna Shiroka.

Në këto kushte mjekët kanë vënë në fokus të sëmurët kronik.

“Ata që mjekohen për hipertensionin këshillohet që të modifikohet doza. Të sëmurët diabetikë këshillohet edhe më shumë përdorimi i lëngjeve natyrale, kufizimi i ushqimeve që përmbajnë kalori. Po kështu edhe të sëmurët me probleme pulmonare ku efekti i vapës është shumë herë më i madh, shmangia e ambienteve dhe shtimi i disa lloje medikamenteve që kanë efekt të menjëhershëm”, tha mjekja Bruna Shiroka për Euronews.

Evitimi i daljes në orët e pikut, mbetet rekomandimi kryesor, ndaj edhe mjekët në këto ditë të nxehta po aplikojnë edhe konsultat me anë të telefonit, për të shmangur daljen e pacientëve jashtë, ndërsa këkrojnë që të bëhët kujdes edhe me ushqimin.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë