Frika nga meningjiti, ja në cilën moshë duhet të vaksinohet fëmija

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e  detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër qendra shëndetësore informacion ku mund ta gjejnë dhe kur mund të aplikojnë për këtë vaksinë tek fëmijët e tyre.

Pas humbjes së jetës së 17-vjeçares nga Durrësi për shkak të meningitit ky është shqetësimi më i madh që shprehin nënat tek mjeku.

Mjekët pediatër thonë se sëmundshmëria për meningjitin është e rrallë dhe po kështu vdekshmëria.

Përllogaritet 1 në 100 mijë, por meningokoku C është ai që i rriskon më tepër.

“Ai që rrezikon seriozisht është meningokoku “C”. Ai shkakton meningokoksemi, e cila jep një gjendje shokante që nuk arrin ta menaxhojë as reanimacioni,” shprehet Dr. Adriana Ilias.

Por në cilën moshë duhet të vaksinohet fëmija ndaj meningokut?

Unë i këshilloj të bëjnë vaksinën, pasi edhe lëvizjet e njerëzve janë shtuar. Ne kemi pasur vjet shumë raste në Itali me meningjit. Vaksina bëhet 8- dhe 10-muajsh në dy doza, por nëse nuk e kanë bërë gjatë kësaj periudhe ajo mund të aplikohet deri në moshën 18 vjeç. Meningjitet janë të rralla, por unë këshilloj nënat të bëjnë kujdes me rinitet, sepse virusi i meningjitit fillon si virozë me rrufë dhe përfundon pastaj në meningjit,” tregon pediatrja për TCH.

Mjekët thonë se është shumë e rëndësishme të mos neglizhojmë simptomat e sëmundjes së meningokokut, por te drejtohemi tek mjeku sepse jo të gjitha llojet e saj mbulohen nga vaksina.

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim