Nëna i djeg faqen vajzës me buzëkuq

Faqja e një tetë-vjeçareje është djegur, teksa e puthi e ëma pasi kishte vendosur një buzkuq që maksimizon buzët.

Edhe pse dy orë pas përdorimit të buzëkuqit vajzës ju shfaq një njollë e kuqe në fytyrë brenda minutit.

Vajza mori menjëherë ndihmë mjekësore, dhe djegia u zbeh brenda pak ditësh.

“Nëse do të ishte një foshnjë e porsalindur, mund të ishte e tmerrshme,”  u shpreh e ëma, Sarah Davies, 41 vjeç.

Marka që qëndron pas shkëlqyesit të buzëve të zonjës Davies, Too Faced, pranoi se ndjeshmëritë ndaj produktit të tyre – Lip Injection Lip Gloss – “ndryshojnë nga personi në person”.

“Ne sugjerojmë rishikimin e përbërësve me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të përcaktuar nëse është i përshtatshëm për përdorimin tuaj,” rekomandon marka.

Megjithatë, etiketa e produktit thotë se mos e përdorni produktin askund përveç buzëve tuaja dhe mbajeni atë larg fëmijëve.

Por zonja Davies tha se ajo kurrë nuk i kishte parë këto paralajmërime, pasi e kishte hedhur paketimin.

Zonja Davies nuk është nëna e parë, që ka paralajmëruar për dëmin e mundshëm të produkteve për mbushjen e buzëve Too Faced në lëkurën e fëmijëve.

Gra të tjera kanë hyrë në Facebook për të paralajmëruar për rreziqet, ndaj bëni kujdes./www.dailymail.co.uk

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet