Cilat janë format më të mira të gjumit?

Pushimi mund të shihet si një çlodhje për trurin. Për ta kuptuar mund të bëjmë një krahasim me kompjuterin. Ky i fundit fillon të ngadalësohet nëse kalon shumë kohë duke punuar. Do të na duhat ta mbyllim dhe të presim disa minuta, pastaj ta hapim përsëri në mënyrë që të fillojë të punojë si duhet.

gjum2E njëjta gjë ndodh edhe me trurin e njeriut.  Ekspertët e fushës së gjumit sugjerojnë se 10 apo 20 minuta pushimi mund të ndihmojnë në kthjellimin apo përmirësimin e nivelit të lodhjes në trupin tonë kur nuk kemi shumë kohë në dispozicion për të pushuar si duhet.  Këtë këshillë mund ta vëmë në zbatim gjatë ditës, në darkë apo edhe para një takimi të rëndësishëm.

Lidhur me gjumin e mesditës, rezulton se nëse shtrihesh në drekë për rreth 20 minutash, më pas do të ndiheni më mirë dhe mendja juaj do të jetë më e kthjellët për të përballuar lehtësisht 3 apo 4 orët e ardhshme.

Ka edhe sugjerime se dremitjet e gjata janë të mira për fuqinë njohëse të trurit. Kështu sugjerohet se një gjumë dreke prej 90 minutash, përbën një cikël të plotë gjumi dhe si rrjedhojë do të ndihmojë në rritjen e  kreativitetit, si dhe në forcimin e kujtesës.

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para