Shqiptarët, raca më e bukur në Evropë

Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Ky është titulli i shkrimit të “New York Times” e datës 21 maj 1911. Në të thuhet:

Shqiptaret“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre të jep kënaqësi kur e sheh, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Hera e parë që pashë vallen shqiptare, më dha një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.

Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë.

“Lëvizjet tregojnë elegancë dhe forcë. Po, ata janë shumë të bukur dhe shumë të talentuar. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Me këtë nënkuptoj se janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, do të zbuloni se njerëzit më të zotë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thuhet në shkrimin e “New York Times”.

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet