Të pish kafe është mirë për veshkat

Marrë nga Dr. Alket Koroshi, mjek nefrolog

Një meta-analizë e kohëve të fundit zbuloi pakesim të konsiderueshëm të rrezikut prej afro 13% të sëmundjeve kronike të veshkave në ata që e pinë kafen, krahasuar me ata që nuk pinë kafe.

Konsumi i kafesë shoqërohet me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjes kronike në veshkat.  Këtë pra e konfirmoi një rishikim sistematik i studimeve kohët e fundit.

Meta-analiza (rivleresimi) i të dhënave të grumbulluara nga 4 studime në grupe me gjithsej 25.849 pjesëmarrës zbuluan se ata që e pinë kafen kishin një pakësim konsiderueshem të incidencës së sëmundjes kronike të veshkave CKD në krahasim me jo-pirësit.

Studimet e bëra treguan se ishte pikërisht kafeja që shkaktonte ulje të rrezikut për sëmundje te veshkave. Sidoqoftë, mekanizmat e saktë që mund të çojnë në efektin mbrojtës të kafesë per veshkat nuk dihen me siguri dhe nevojiten kerkime të mëtejshme.

Shpjegimi më i besueshëm lidhet me efektet anti-oksiduese të kafesë, pasi dëmtimi aterosklerotik i veshkave është ndër mekanizmat më të zakonshëm e kryesore në patogjenezën e semundjeve kronike te veshkave . Studimet in vitro dhe klinike kanë demonstruar që kafeina ka efekte anti-oksiduese dhe anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë stresin oksidativ.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin