Sa shpesh duhet larë peshqiri i dushit

Nuk ka asgjë më freskuese sesa një banjë ose dush relaksues, por një peshqir i palarë mund ta prishë gjithë atë ndjesi pastërtie dhe freskie. Peshqirët, megjithëse janë thelbësorë në jetën tonë të përditshme, kërkojnë edhe kujdes. Pyetja është: Sa shpesh duhet t’i lani dhe cilat janë pasojat nëse i lini pak më gjatë pa i larë?

Sa shpesh është e nevojshme të lani peshqirin e dushit?

Sipas dermatologëve, peshqirët e dushit duhet të lahen ose të zëvendësohen me peshqirë të pastër të paktën një herë në javë. E njëjta gjë vlen edhe për peshqirët e duarve. Në këtë mënyrë, mund të siguroheni që të ruani pastërtinë dhe freskinë, duke shmangur aromat e pakëndshme dhe bakteret.

Pse është kaq i rëndësishëm zëvendësimi i peshqirit?

Ndërrimi i shpeshtë i peshqirëve të banjës është më i rëndësishëm nga sa mund të mendoni. Sa herë që përdorni peshqirin, mikrobet dhe grimcat transferohen në pëlhurë. Trupi i njeriut është shtëpia e një sërë organizmash, disa prej të cilëve mund të shkaktojnë sëmundje. Kur thaheni me një peshqir, mbledhni jo vetëm lagështi, por edhe qeliza të vdekura të lëkurës mbi të, duke krijuar një mjedis ideal për rritjen e baktereve, kërpudhave dhe mikrobeve të tjera.

Lënia e një peshqiri të lagur nxit rritjen e majave, baktereve dhe mykut”. Këto mikrobe mund të çojnë në një sërë problemesh, duke përfshirë shpërthime të akneve, infeksione kërpudhore dhe përkeqësim të ekzemës.

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027