Mjekët ngrenë alarmin: Kanceri i mushkërive po shfaqet edhe te moshat e reja

Sëmundjet tumorale po njohin rritje të ndjeshme në Shqipëri ndërsa të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se çdo vit regjistrohen rreth 6700 raste të reja me kancer, ndërsa rreth 800 prej tyre janë raste me kancer të mushkërive.

Sipas mjekëve të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, shqetësuese është fakti që kjo sëmundje po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja.

“Dikur kanceri i mushkërive ishte i përqendruar tek moshat mbi 60 vjeç, ndërsa tani po haset edhe tek 30-vjeçarët. Sëmundja kapet zakonisht në stad të avancuar, të tretë apo të katërt,” – deklaron Arben Tanka, pneumolog në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mjekët theksojnë se duhanpirja mbetet faktori kryesor i kësaj patologjie.

“Rreth 85% e rasteve me kancer mushkërie kanë si shkaktar duhanin,” – shton mjeku Tanka.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve me sëmundje tumorale në Shqipëri pritet të rritet edhe më tej në vitet në vijim./euronews

Postime të ngjashme

Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë