Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.

Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.

Si ndodhi ngjarja:

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.

Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë./tch

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet