Si të përgatisim hallvë

Hallva është një ëmbëlsirë e mirë dhe e thjeshtë, sidomos për rastet kur keni pak kohë në dispozicion për të gatuar.

HallvePërbërësit për 4 persona

  • 300 gramë miell
  • 600 ml ujë
  • 100 gr sheqer
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri (ose gjalpë i shkrirë)

Përgatitja

Në një tigan hedhim vajin ose gjalpin dhe e lëmë sa të ngrohet, pastaj hedhim miellin. E kavërdisim me lugë druri derisa të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që të mos digjet.

Hedhim ujin e ftohtë ngadalë duke e përzierë mirë në mënyrë që mielli të mos bëhet me kokrriza.

Më pas hedhim sheqerin dhe e përziejmë pak. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta në zjarr të ulët.

E fikim dhe e servirim në pjatë pasi të ftohet.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin