“Nuk zbatoi protokollin mjekësor” – Dhunon kryeinfermieren, arrestohet mjeku (EMRI)

Policia e Shtetit ka arrestuar mjekun Julian Habibaj në Tiranë, pasi ka goditur kryeinfermieren në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mjeku Julian Habibaj, 53-vjeç është kallëzuar nga kryeinfermierja, se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme.

Burimet për mediat bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 ecuri disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri