AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar sot se ka bllokuar rreth 4 ton bimë të thata në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja, në lagjen Shkozë në kryeqytet.

AKU përmes një njoftimi publik shprehet se gjatë kontrollit në magazinën e Merjas janë gjetur 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën dhe përbërjen e tyre. Kontrolli në magazinën e mjekut popullor ka ardhur pas një denocimi të bërë. Si pasojë, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të produkteve dhe gjobiti me një shumë prej 300 000 lekë subjektin në fjalë.

 “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.​Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë”,- thuhet në njoftimin e AKU-së.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur