Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë

Toni dhe ngjyra e mishrave të dhëmbëve janë një tregues i rëndësishëm i shëndetit të gojës, sidomos kur shoqërohen edhe me simptoma të tjera. Ja çfarë mund të nënkuptojnë disa ndryshime ngjyrash:

Rozë

Mishrat e shëndetshme janë zakonisht rozë, pa ënjtje apo ndjeshmëri. Një shenjë tjetër e mirë është mungesa e gjakderdhjes gjatë larjes së dhëmbëve ose përdorimit të fillit dentar, si dhe fryma e freskët.

Të kuqe

Mishrat e skuqura, të irrituara ose të fryra mund të tregojnë gingivit – një inflamacion i shkaktuar nga grumbullimi i pllakës dentare. Nëse nuk trajtohet, mund të përkeqësohet dhe të dëmtojë mishrat apo dhëmbët. Zakonisht përmirësohet me higjienë të mirë orale dhe pastrime te dentisti.

Vjollcë e errët

Mund të jetë shenjë e periodontitit, një formë më e avancuar e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Mund të shoqërohet me dhimbje, ënjtje dhe në disa raste edhe qelb. Kërkon trajtim dentar dhe ndonjëherë antibiotikë ose ndërhyrje më të specializuar.

Shumë të errëta ose të zeza

Mund të tregojnë periodontit të rëndë, por edhe faktorë të tjerë si duhani, disa ilaçe apo probleme shëndetësore. Kjo gjendje kërkon vlerësim të menjëhershëm nga dentisti, pasi mund të çojë në humbje të dhëmbëve.

Shumë të zbehta ose të bardha

Mund të lidhen me anemi (mungesë hekuri ose vitaminash), ose me përdorim të tepruar të produkteve zbardhuese. Nëse ndryshimi i ngjyrës vazhdon ose shoqërohet me dhimbje, duhet konsultë me dentistin.

Këshillë e përgjithshme:

Lani dhëmbët 2 herë në ditë, përdorni fill dentar çdo ditë dhe bëni kontrolle të rregullta te dentisti për të ruajtur shëndetin oral.

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara