Dokle: Shefat e shërbimit dhe pedagogët bashkëfajtorë në zullumin e shëndetësisë

(Shkëputur nga faqja e mjekes Anika Dokle në rrjetin social “Facebook”)

Testimi i mjekëve:

1- Probleme me bazat ligjore ku mbështetet. Aktualisht ka një bazë ligjore të qartë për Kurrikulat e Edukimit në Vazhdim. Pa u shfuqizuar kjo bazë ligjore, nuk mund të ndërmerren nisma të tjera.

2- Terri informativ që e shoqëron testimin dhe qëllimin e tij, pjell vetëm histeri kolektive.

Mjeke3- Thellon hendekun mjek – pacient, një raport ky që ndër dekada, me shumë mund dhe përpjekje është ruajtur. Me qindra jetë njerëzish të shpëtuara, me qindra sëmundje të shëruara. Këtë e dëshmon radha e gjatë e pacientëve nëpër spitale. Pra, nuk është se mungon besimi! Dështimet në Mjekësi janë komplekse dhe varen më së shumti nga politikat menaxheriale (mund të jap shembuj pa fund).

4- Nxit “hordhinë” e injorantëve që mund të shkruajnë dhe thonë ç’t’u teket për mjekët, edhe pse në shtëpitë e tyre rrahin gratë, përdhunojnë bijat, therin nënat dhe baballarët, vriten për një vijë uji, vjedhin komshiun, vrasin vajzën pse përshëndet tek gardhi i shtëpisë një djalë. Këta e duan mjekun e mirë? Jo mor shokë, jo! Këta duan “varfëri” dhe “destabilitet” si në shtëpitë e tyre.

5- Është diskriminues dhe i pabarabartë. Përjashton shefat dhe pedagogët, të cilët, sido që t’i shohësh, janë bashkëfajtorë në këtë “zullumin” e madh me emrin SHËNDETËSI. Janë ata që ndër vite kanë kaluar nëpër duar studentë, specializantë, mjekë, specialistë, doktorantë etj. Janë ata që ndër vite në cilësinë e kryetarëve të shoqatave të ndryshme të profesionistëve, kanë kredituar edhe formalisht bluzat e bardha. Pse ta kenë bërë vallë? Duhen testuar dhe ata për praktikat klinike, se ndodh shpesh që shefat “konjukturale” të bëjnë më shumë gabime mjekësore se mjekët e tjerë. Tjetër: Po mjekët e spitaleve private a do të testohen?

Protesta e mjekeve QSUT 16 shkurt 2015  (2)6- Mungon transparenca sa i takon faturës financiare. Sa i ka kushtuar një mjeku procesi i kreditimit në 5 vjet dhe për çfarë i ka shërbyer? Sa do të kushtojë testimi?

7- Më e rëndësishmja, në këndvështrimin tim, ka lëkundur njëherë e përgjithmone besimin se SHËNDETËSINË mund ta drejtojnë njerëz të mençur, me integritet dhe me ndjeshmërinë e një lideri normal, të aftë për të dëgjuar (minimalisht) të gjitha palët e përfshira në proces.

Dhe ju dritëshkurtërve që mendoni se mjekët tremben prej Testimit!!

Jo, mor jo! ‘Tremben” prej marrëzisë së Testuesit! Shumë shpejt është radha juaj! “Check-up” për të gjithë!

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare