VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?

Dr. Megi Lekbello, mjeke endokrinologe, ka folur për ndikimin e mjedisit dhe mënyrës së jetesës në rritjen e obezitetit, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”.

Sipas saj, shoqëria e sotme përballet me një mjedis obezogjenik, ku ushqimet ultra të përpunuara janë lehtësisht të aksesueshme, të shpejta për t’u konsumuar dhe shpesh më të lira.

“Ne jetojmë në një mjedis që quhet obezogjenik, një mjedis që të shtyn për obezitet”, u shpreh Lekbello.

Mjekja theksoi se për personat që janë gjatë gjithë ditës në punë apo për studentët, ushqimet e tipit fast-food mund të duken si një zgjedhje më praktike, krahasuar me një vakt të përgatitur në shtëpi.

Një tjetër faktor, sipas saj, është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj reklamave të ushqimeve, veçanërisht atyre me vlera të ulëta ushqyese.

“Vetë industritë ushqimore bëjnë shumë reklama. Kur shikon televizor ose je në rrugë, shikon reklama pafund të ushqimeve, të cilat kryesisht janë ushqime jo të shëndetshme”, tha ajo.

Lekbello solli në vëmendje edhe fenomenin e “food noise”, ose zhurmën e vazhdueshme rreth ushqimit, duke theksuar se ekspozimi i pandërprerë ndaj ushqimeve mund ta bëjë edhe më të vështirë kontrollin e konsumit te një person me obezitet.

Sipas mjekes, faktorët e mjedisit duhen marrë në konsideratë kur flitet për obezitetin, krahas faktorëve biologjikë, psikologjikë dhe socialë.

Postime të ngjashme

Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij