Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?

Mjekja Dr.Ruden Cakoni, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti – Le të flasim për të”, tregon se një person obez mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme, por së pari duhet të kërkojë mbështetje.

“Duke qenë obeziteti një sëmundje komplekse, multifaktoriale, progresive, recidivuse, çka do të thotë pra një sëmundje shumë komplekse, e cila mund shkaktohet nga shumë faktorë, ndër ta mund të përmendim gjenetikën dhe jo vetëm, sëmundje, medikamente, por edhe faktorë ambientalë”, tha mjekja.

Cakoni thekson se kjo sëmundje ka nevojë për një mbështetje, nga stafe të specializuar dhe për të mos thënë që kanë nevojë për një mbështetje nga një skuadër e specializuar multidisiplinare.

“Sigurisht që hapat e parë janë gjithmonë modifikimi i stilit të jetesës, pra rregullimi i dietës, këshillimi  i praktikimit të aktivitetit fizik, gjithmonë në bazë edhe të sëmundjeve shoqëruese apo situatës. Dhe, së fundmi, në pacientë në të cilët stili jetesës i modifikuar ka dështuar, mund të kërkojmë edhe mbështetje medikamentoze, farmakologjike dhe jo vetëm”, shprehet ajo.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin