Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata e Shkallës së Parë ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir Pasholli, i cili është dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe nën hetim në Shqipëri për kontrabandë ilaçesh.

Prokuroria thekson se bëhet fjalë për 29 pasuri, kompani, automjete dhe prona, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Mes 6 subjekteve të sekuestruara janë kompanitë ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’. Në sekuestro u vunë edhe 8 automjete ndërsa 15 të tjerat janë prona.

Skema e kontrabandës së ilaçeve

Sipas Prokurorisë, Ilir Shehu është zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai blinte ilaçe në Itali me dokumentacion të rregullt, ndërsa gjatë deklarimit në doganën shqiptare lista e produkteve shkurtohej, duke deklaruar vetëm një pjesë të barnave.

Pjesa tjetër dyshohet se futej në tregun shqiptar pa dokumentacionin përkatës. Një pjesë e produkteve më pas legalizohej përmes një operatori tjetër, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

TFL prej kohesh monitoron prokurimin publik barnave dhe pajisjeve shëndetësore, në të cilat ka ngritur shqetësimin për mungesë barazie në tendera.

Lexo këtu raportin: https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2025/05/Raport-mbi-Prokurimet-publike-ne-sektorin-e-shendetesise-per-vitin-2024.pdf

Postime të ngjashme

8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi