Përbërësit për 5 persona
- 1 litër qumësht
- 5 kokrra vezë
- 10 lugë gjelle sheqer
Hedhim në 5 forma metalike nga një lugë sheqer në secilën dhe i vendosim në zjarr, sa të bëhet karamel, pastaj i lemë të ftohen. Ndërkohë në një tas rrahim mirë vezët, shtojmë pesë lugë sheqer, i përziejmë mirë, shtojmë dhe qumështin dhe pasi e përziejmë përsëri masën e ndajmë në tasat me karamel.
Mbushim një tepsi me ujë të nxehtë, i vendosim tasat në të dhe të gjithën e vendosim në furrë në 180 gradë. Për rreth 45 min sipërfaqja e tasave fillon të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas i mbulojmë me letër alumini dhe i lemë për 45 min të tjera.
Në fund e fikim furrën dhe i lemë brenda derisa të ftohen.


