Majkëll Foks, parkinsoni nuk e bëri të dorëzohej

Përgatiti: Elena Beta

Ylli i filmave dhe i Mega Tv,  Majkëll Foks, u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit në vitin 1991 dhe e bëri të ditur gjendjen e tij për publikun në vitin 1998. Pavarësisht sëmundjes, ai vazhdoi karrierën në botën e televizionit për vite me radhë.

Majkell Foks Michael FoxDuke qenë se sëmundja e parkinsonit është një çregullim neurologjik që ndikon në aftësinë e një personi për të ecur dhe lëvizur, aktori thotë se për të ishte shumë e vështirë të luftonte çdo ditë me këtë sëmundje.

Shpeshherë ai i menaxhonte simptomat e sëmundjes duke përdorur ilaçin të quajtur “Sinemet”. Ylli i televizioneve iu dedikua kërkimeve për vite me radhë mbi gjetjen e një kure efikase për kurimin e kësaj sëmundje, duke u kthyer në një pikë të fortë mbështetëse për qendrat e kërkimit të kurave ndaj parkinsonit. “Siç mund ta shihni, unë jam shumë i interesuar mbi kërkimet, pasi besoj se ekziston shpresa për t’u shëruar”, tha ai në një intervistë.

Majkëll Foks është dhe krijuesi i fondacionit “Michael Jackson Fox” në 5 mars 2010, i cili merret me studime kërkimore për shërimin e sëmundjes së parkinsonit, duke përfshirë edhe studimet e qelizave embrionale. Në vitin 2012 ai mori titullin “Doktor” nga Instituti i Drejtësisë i Kolumbisë Britanike si meritë për arritjet e tij si dhe përkushtimin për ngritjen e fondacionit kërkimor për sëmundjen e parkinsonit. Ai konsiderohet si një nga personat më optimist të Hollivudit.

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!