Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Elena Beta
Krahasuar me drogra të tjera, duke përfshirë dhe alkolin, marijuana mund të jetë më e sigurt sesa mendohet. Dhe kërkimet duket se po nënvlerësojnë rregullisht rreziqet e lidhura me alkoolin.
Këto janë gjetjet më të fundit shkencore të publikuara në revistën “Scientific Reports”. Kërkuesit kanë kërkuar të shohin lidhjen mes rrezikut për të vdekur me përdorimin e një numri të madh substancash. Ata zbuluan se nga përdorimi individual, alkooli ishte më vdekjeprurësi, i ndjekur nga heroina dhe kokaina.
Dhe në fund të listës gjendet marijuana (apo kanabisi), i cili, sipas autorëve (që bënë përllogaritje të dozave vdekjeprurëse të substancave të dhëna me sasinë e përdorur nga indvidi), është 114 herë më pak vdekjeprurës sesa alkooli. Majiruana është gjithashtu e vetmja drogë e studiuar që ka një rrezikshmëri të ulët vdekshmërie për përdoruesit e vet.
Këto gjetje e riforcojnë renditjen e marijuanës në listën e drograve të sigurta, të vendosur dhjetë vjetë më parë, pavarësisht përdorimit të një metode tjetër. Në këtë kuptim, studimi thjesht mbështet gjetjet e mëparshme. Por nisur nga debatet ndërkombëtare mbi legalizimin e marijuanës dhe rreziqet e përdorimit të saj, mund të thuhet se ky studim vjen në kohën e duhur.
Sigurisht, duhet të kuptohet se shprehja “më e sigurtë se alkooli” nuk nënkupton thjesht “e sigurtë”. Në fakt, është e vërtetë që marijuana është antyrale dhe mund të përdoret si ilaç. Por gjithsesi, edhe ajo ka efektet e veta problematike dhe askush s’mund ta quajë këtë të sigurt. E dimë që edhe ilaçet qetësuese janë përgjegjëse për mijëra vdekje çdo vit në gjithë botën.
Ka një numër rreziqesh të lidhura me përdorimin e marijuanës. Shumë prej tyre lidhen me problemet mendore dhe shumë prej tyre rriten nëse marijuana përdoret në moshë të hershme ose nëse përdoret shumë shpesh.
Sigurisht, ka shumë rreziqe që lidhen me gjithçka që fusim në gojë. Po të hash shumë sheqer, ke probleme me dhëmbët dhe diabet. Përdor shumë kripë dhe do të kesh probleme me zemrën. Substancat psikoaktive, si marijuana dhe alkooli, nuk janë të vetmet që lidhen me rreziqet.
Ajo çka i bën të veçanta, është mënyra se si ato shihen nga ligji dhe mënyra se si alkooli dhe nikotina vazhdojnë të kenë “kalim të lirë” në politikat shtetërore. Studimi i fundit tregon se këto klasifikime ligjore të drogave psikoaktive, shpesh nuk kanë pas një bazë shkencore dhe gjetjet e fundit e verifikojnë këtë fakt.
Nisur nga një krahasim mes rrezikut nga marijuana dhe alkooli, autorët thonë se është mirë që t’i jepet përparësi rrezikut nga alkooli dhe duhani sesa marijuanës. Ata gjithashtu thonë se për marijuanën, e cila ka më pak rrezik, ndoshta është më mirë që të ketë një kufizim sesa ndalim të plotë.
Me fjalë të tjera, shumë individë dhe organizata të ndryshme të cilët jan të indinjuar nga legalizimi i marijuanës ( në disa vende) do të bënin mirë ta kthenin vështrimin nga dëmet që shkaktojnë alkooli dhe pirja e cigares tek përdoruesit.


