Jeni alergjikë ndaj qumështit? Kujdes nga çokollata e zezë!

Një studim i kohëve të fundit nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka gjetur se 59% e produkteve të çokollatës së errët në Shtetet e Bashkuara përmbajnë edhe sasi qumështi. Dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk shkruhet në etiketën shoqëruese të produktit.

cokollate“Ky mund të konsiderohet një problem, sepse një kafshatë e vogël e një produkti që përmban qumësht, mund të shkaktojë një reaksion të rrezikshëm tek individë të caktuar”, tha studiuesi Binaifer Bedford në një deklaratë për shtyp.

Qumështi është një produkt që shpeshherë shkakton alergji (hyn në tetëshen kryesore të produkteve që shkaktojnë alergji në Amerikë), dhe për këtë arsye ligji amerikan kërkon që produktet të cilat e përmbajnë, ta kenë të shkruar në etiketë.

Edhe nëse çokollata e zezë ka të shkruar në etiketë “antialergjike”, 2 nga 17 produkte rezultonte të përmbanin qumësht. 55 nga 93 çokollata që nuk kishin të shënuar që përmbanin qumësht, në fakt e kishin atë në përbërje, duke nënkuptuar 59% të tyre. Gjithashtu 6 nga 11 produkte të çokollatës që thonin se kishin “pak qumësht” në fakt përmbanin qumësht mjaftueshëm për të shkaktuar reaksione të rënda në individë të caktuar.

“Personat alergjikë ndaj qumësht duhet të tregohen të kujdesshëm kur konsumojnë sasi të mëdha çokollate të zezë sepse ato përmbajnë qumësht edhe nëse nuk e kanë të shënuar në etiketë një gjë të tillë”, thotë Bedford. / Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm