Përbërësit
200 gr gjalpë- 250 gr sheqer
- 600 gr miell që fryhet vetë
- 200 gr kos
- 1 lugë kafeje vanilie
- 4 vezë
- Lëkura e një portokalli e grirë
Përgatitja
Rrahim gjalpin me sheqer derisa të fryhet. Shtojmë lëkurën e portokallit, vezët, kosin, duke vazhduar rrahjen. Shtojmë avash avash miellin me vaniljen dhe e punojmë mirë gjithë brumin. Masën e hedhim në një formë të lyer me gjalpë dhe e pjekim në 180 gradë përreth një orë në furrën që e kemi nxehur më parë. Pas 30 minutash pjekje e mbulojmë ëmbëlsirën me letër alumini, gati për ta servirur.
Ju bëftë mirë!


