Pak flitet për sëmundje si ajo e peironit, e cila në fakt haset shpesh dhe prek deri në 3.5% të personave mbi moshën 40-vjeçare
Esido Barkaj
Shtrembërimi i penisit është një patologji që është folur pak, por fatkeqësisht është e përhapur veçanërisht në moshat 40-vjeçare. Andrologu Evin Dani përmes gazetës “Shëndet+” shprehet se shkaku kryesor i kësaj patologjie është krijimi i një mikrotraume gjatë aktit seksual. Kjo patologji përveç shtrembërimit të penisit, jep dhimbje gjatë ereksionit, si dhe rrezikon impotencën seksuale.
Doktor, çfarë është sëmundja e peironit?
Sëmundja e peironit është një patologji që haset shpesh. Është një sëmundje që statistikat tregojnë që shkojnë nga 0.4 – 3.5 mbi moshën 40-vjeçare. Pra, është karakteristikë e kësaj moshe. Kjo patologji e ka marrë emrin nga emri i autorit që e ka përshkruar për herë të parë. Sëmundja e perironit ka një gjë të veçantë: mashkulli shikon që shtrembërimi i penisit të tij është i pranishëm dhe që shoqërohet me dhimbje në momentin e ereksionit. Është një patologji që nuk është diskutuar shumë, por rastet janë të shpeshta. Kjo patologji do mjekimin e vet.
Cilat janë ankesat?
Mashkulli ka si ankesë shtrembërimin e penisit dhe dhimbje gjatë ereksionit. Shtrembërimi mund të jetë majtas ose djathtas, por ka raste që shtrembërimi vjen edhe në kënd të drejtë. Kjo nuk është problem vetëm nga ana e estetikës apo dhimbjes, por edhe të impotencës seksuale. Pra, rrezikojnë të humbin funksionin seksual.
Më duhet ta shpjegoj dhe pak nga ana teorike: anatomia e penisit përbëhet nga dy trupat kavanoz, të cilat janë të rrethuar nga tunika albunikja. Sigurisht, aty janë venat emisare ku kalon gjaku nga trupat kavanoz në qarkullimin e madh të gjakut. Pra, në momentin e ereksionit kemi zgjerimin e arterieve hialsine që mbushin trupat kavanoz dhe në momentin e dertomoshencës (ulje, ngrefje). Kjo sëmundje vjen në mënyrë graduale dhe ka të bëjë me formimin e një pllake fibroptike, sklerotike në trupin kavanoz.
Si formohet?
Idetë sesi formohet ky trup janë dy. Njëra është faktori imunologjik, por ideja më e besuar deri më tani është mikrotraumë. Pra, mashkulli gjatë aktit seksual (gjatë lëvizjeve të tij) mund të krijojë një sforcim të penisit duke shkaktuar dhe një rrjedhje gjaku. Pacienti shpesh herë nuk e ndjen. Por kjo mikrotraumë, duke kaluar gjaku në një sasi të vogël mund të depozitohen fibrina. Fibrina në këtë rast shkakton një proces përmes fibroplastit, duke shkaktuar një reaksion inflomacioni duke formuar pllakën sklerotike. Pllaka fillon në mnyrë graduale dhe krijon shtrembërimin e penisit.
Si diagnostikohet ky problem?
Klinikisht ne e diagnostikojmë pëmmes vizitës. Kjo pllakë mund të jetë në lloje të ndryshme të pozicionit dhe në bazë të tij ne japim dignozën. Ekografia na bën të ditur madhësinë e pllakës, pra konfirmon diagnozën.
Si mjekohet kjo sëmundje?
Mjekimi ka problemet e veta. Ka pacientë që mjekohen me kolkicinë dhe me vitaminën E. Ky lloj mjekimi zgjat deri në 9 muaj dhe rezultati mund të jetë deri në 60%. Mund të ulim dhimbjen, por shtrembërimi mbetet.
Skemë tjetër mjekimi është dhe përdorimi i injeksioneve lokale pikërisht në këtë pllakë për ta eliminuar, pra për ta shkrirë.
Nëse nuk kemi rezultat, ka tentativë në procese fizioterapeutike apo edhe ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë operacion hapet lëkura dhe del pllaka.



