Një dush i ngrohtë
Për të fjetur më mirë ëshët e rëndësishme që para se të shkoni në krevat, të jeni të qetë. Ky objektiv arrihet shumë lehtë me një dush të ngrohtë, të shoqëruar edhe me ndonjë qiri aromatik.
Një studim ka treguar se disa gra që vuanin nga pagjumësia, arrinin të flinin kur kishin aroma të këndshme rrotull. Aromaterapia praktikohet lehtësisht me ndonjë dush, me vajra apo ndonjë maskë për sytë.
Ushtrimet fizike
Personat që stërviten rregullisht kanë më tepër mundësi për një gjumë të mirë e të shëndetshëm. Studimet e kanë lidhur aktivitetin fizik me një gjumë të rehatshëm dhe me një jetë më të mirë.
Ambient i rehatshëm
Është e rëndësishme që edhe ambienti të jetë sa më i rehatshëm. Ndonjëherë duhen përpjekje të vogla për të ndryshuar dhomën e gjumit dhe për ta bërë vendi ideal qetësie. Temperatura e duhur dhe mungesa e zhurmave janë thelbësore.
Jo kafeinës
Nuk duhet harruar se kafeina ka një rreze veprime prej të paktën 5 orësh. Kështu që është shumë e rëndësishme koha kur pihet kafe (domethënë jo pasdreke). Vetëm kështu mund të ndihmojmë trupin tonë të flejë më rehat.
Jo duhanit
Nikotina është një stimulues që çon lehtësisht në probleme me gjumin. Studimi më i fundit ishte në 2008-n ku u provua se ata që pinin duhan kishin mmë probleme me gjumin sesa ata që s’pinin.
Çohuni nga krevati
Kur vërtet s’ia dilni të flini, është koha për t’u çuar nga krevati. 30 minuta apo një orë duke u marrë me diçka tjetër do t’ju ndihmojë që pastaj të shtriheni dhe të flini më qetë.

