Denoncimi i Leonora Gjonit, ndryshon situata në QSUT

Drejtoria e QSUT-së ka reaguar pas denoncimit të bërë publik nga shoqata “Together for Life” për rastin e pacientes Leonora Gjoni, i publikuar në gazetën “Shëndet+” dhe “Shëndeti Online”.

Pacientja Leonora Gjoni

Pacientja Leonora Gjoni

Pas bërjes publike të rastit, QSUT ka marrë masa për sigurimin në shërbimin e onkologjikut të ilaçeve të nevojshme për realizimin e kimioterapisë.

E kontaktuar sërish nga “Shëndet+”, pacientja Leonora Gjoni bëri të ditur se për seancat e saj të kimioterapisë ka arritur të marrë të gjitha ilaçet, pa qenë e nevojshme që t’i blejë në farmaci, si më parë.

Lidhur me këtë rast, shoqata “Together for Life” e cila bëri publike denoncimin, i drejtoi edhe një letër Avokatit të Popullit, i cili kërkoi sqarime pranë QSUT-së “Nënë Tereza” në Tiranë. Në këtë përgjigje jepet edhe fakti se për rastin e pacientes Leonora Gjoni, një nga ilaçet e kimioterapisë në të vërtetë ka munguar.

Leonora Gjoni e bëri publik rastin e saj pas shumave të mëdha që i është dashur të paguajë në spitalet private, për shkak të mungesës së shërbimeve dhe ilaçeve në spitalin shtetëror. “Nuk kam vërejtje për mjeken që më kuron, – tha ajo, – por ilaçet më është dashur t’i blej vetë”.

Drejtoria e QSUT-së reagoi për rastin në fjalë menjëherë duke siguruar medikamentet e munguara.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese