Përbërësit për 4 – 5 persona
4-5 racione peshk- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 gotë uji verë
- kripë, piper
- 1 lugë kafeje mustardë
- 2-3 fletë dafinë
Përgatitja
Peshku i pastruar ose filetë, vendosetnë tavë, hidhet vaj ulliri, verë e bardhë, kripë, piper, gjethe dafine, pak mustardë e holluar me ujë, vihet në letër varak ose letër e lyer me lyrë, mbulohet peshku dhe piqet në furrë derisa ngelet me pak lëng.
Tava me peshk ruhet në vend të ngrohtë, duke e kulluar nga salca e cila ruhet po në vend të ngrohtë.
Kur shërbehet në pjatë vihet pehku, anash pure patateje ose perime të ziera dhe njomen me salcën e peshkut.
Ju bëftë mirë!


