Kistet e vezoreve, format dhe trajtimi

Kistet ovariane janë qese të mbushura me likuid (lëng), të cilat gjenden në sipërfaqen e vezores (vezorja është organ gjenital femëror përgjegjës për prodhimin e hormoneve seksuale femërore dhe riprodhimin human). Tek femrat, çdo cikël menstrual formohen folikujt (qelizat vezë) folikuli ovarial me përmasa më të mëdha se 2 cm, mund të quhet kist ovarian. Shumica e tyre janë me natyrë beninje (jokancerogjene).

Format më të shpeshta të kisteve

  • Kisti funksional, i cili është i lidhur me ciklin menstrual dhe mund të zhduket në shumicën e rasteve spontanisht pa mjekim
  • Kisti endometriozik (endometriom) ku zhvillohet si rezultat i endrometriozës, gjatë së cilës qelizat endometriale vendosen jashtë mitrës.
  • Kisti dermoid (teratom), i cili mund të ketë përmbajtje solide psh. Flokë, dhëmbë.

Trajtimi

Trajtimi i kisteve ovariane varet nga mosha e pacientes, lloji i kistit, si dhe dimensionet e tij. Përdorimi i kontraceptivëve oral ul shansin që kiste të reja të shfaqen në ciklet pasardhëse dhe gjithashtu ul shanset për shfaqjen e kancerit të vezores. Për kistet e thjeshta me dimensione të vogla në moshën riprodhuese mund të pritet dhe të rikontrollohet ekografikisht pas një muaji nëse kisti është i pranishëm ose jo.

Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të eliminuar kistet me përmasa të mëdha, kistet dermoide (të cilat duhen operuar pavarësisht përmasave) ose për t’u siguruar që nuk kemi të bëjmë me ndonjë formë të kancerit ovarial. Trajtimi kirurgjikal mund të bëhet laparoskopik ose klasik me një incision longitudinal ose transversal në nivel të abdomenit inferior.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"