Varicet ezofageale, çfarë janë dhe si shkaktohen?

Nga Arbër Veliu, mjek gastro-enterolog/hepatolog në Prishtinë

Varicet ezofageale janë zgjerim jo normal i enëve të gjakut (venave) në sipërfaqen apo murin e ezofagut. Ato më shpesh lokalizohen në pjesën e poshtme të ezofagut dhe pjesën e sipërme të stomakut. Ezofagu është pjesë e tubit tretës që lidh fytin me stomakun, duke përcjellë ushqimin dhe lëngjet në drejtim të tij. Këto vena të zgjeruara për shkak të presionit që krijohet, mund të pëlcasin (ҫahen) dhe gjakderdhin, duke krijuar një gjëndje shëndetësore mjaft serioze dhe me rrezikshmëri të lartë të vdekjes nëse nuk mjekohen me kohë. Këto variçe  nga pamja i ngjasojnë variçeve në këmbë.

varicet ezofagialeSi shkaktohen?

Ka disa faktorë që shkaktojnë paraqitjen e variçeve ezofageale, por një nga shkaktarët kryesorë është cirroza e mëlcisë si pasojë e alkoolit, infeksionit kronik me hepatitis B dhe C dhe cirroza primare biliare. Duke qenë së këto vena janë mjaft afër sipërfaqes së ezofagut dhe është sipërfaqe mjaft e hollë, ato nga ky presion i rritur venoz fillojnë të fryhen deri në atë masë sa krijojnë variçe përgjatë lumenit të ezofagut, me rritjen e presionit intravenoz ato  mund edhe të ҫahen (rupturë) dhe gjakderdhin mjaft furishëm dhe janë mjaft të rrezikshme për jetën. Sa më i shpejtë që është krijimi i fibrozës së mëlçisë, aq më i shpejtë është edhe paraqitja e variçeve ezofageale. Paraqitja e tyre tek të sëmurët me insuficieincë kronike të mëlҫisë tregon stadin e avanacuar të sëmundjes dhe shkallës së cirrozës.

Shumë më rrallë variçet ezofageale paraqiten tek sëmundjet e tjera siç janë:

-Çrregullimet e koagulimit të gjakut, tromboza e venës porta. Me krijimin e trombozës së venës porta rritet presioni venoz në venën lienale duke u zgjeruar dhe krijuar kolaterale venoze në venat ezofageale dhe paraqitjen e variçeve.

-Infeksionet parazitare si ajo që quhet shistsomiasis. Ky është një infeksion parazitar që haset tek vendet e Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Azi. Paraziti dëmton mëlҫinë, mushkëritë dhe traktin tretës.

-Sindroma Budd-Chiari. Kjo sindromë e rrallë paraqitet si pasojë e trombozës së venave hepatike, venat që zbrazen nga mëlҫia. Avancimi i sëmundjes, mjekimi jo në kohë dhe i përshtatshëm nxit paraqitjen e variçeve ezofageale, këto variçe kanë potencial të lartë të gjakderdhjes.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë