Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica), prodhohet (vaji i hashishit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk mund të flasim për një numër të saktë të përdoruesve të drogës nga të rinjtë shqiptarë por Instituti i Shendetit Publik në bashkpunim me organizma të tjerë kombëtarë dhe ndërkombtarë ka kryer dhe vazhdon të kryej një sërë studimesh rreth kësaj fushe.
Sipas YRBS (youth risky bihevior survey) studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanibis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë.
Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë.
Rreth 6-7 për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. “Rreth 7-9 per qind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave”. Vihet re një numër më i madh i përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj.


