Çfarë është kriptokidia, pse nënat dhe mjekët nuk e njohin

Evin Dani, androlog

Kriptokidia (Kriptokizmi) ka qënë dhe vazhdon të mbetet një problematikë. Është një problematikë që duhet zgjidhur që në moshat pediatrike. Kur Kriptokidia saktethem moshat pedriatike kam parasysh moshat 1 vjeç-3 vjeç. Dhe sot e kësaj dite vijnë raste djemsh të rinj, të martuar, pa fëmijë(sigurisht) me kriptokidi, dhe sinqerisht është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq sepse është defekt i mjekësisë sonë, defekt i mjekëve që nuk e konstatojnë në kohë, dhe kur e konstatojnë ndodh të mos e bëjnë problem(hajt se do të zbresë).

Ky fëmijë ka lindur në maternitet, ky fëmijë nuk është parë nga neonatorët apo nga obstetër-gjinekologët. Edhe nëse kalon pa u parë nga neonati, edhe nëse kalon pa u parë nga mjekët në maternitet, nuk duhet harruar që fëmija ndiqet në konsultor për çdo problematikë, herë pas here, për çdo vaksinë.

Mjeku merret shumë me këtë fëmijë dhe shpesh i kalon një gjë shumë e thjeshtë, të vërë dorën për të parë ka apo nuk ka, një apo e të dy testet në skrotum(qese).

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë