Për 500 gram lakër duhen:
Përgatitja
Për sallatë përdoret lakra e ëmbël.
Koka e lakrës pastrohet nga gjethet e dëmtuara, shpëlahet, pritet përgjysëm ose në 4 pjesë dhe pritet në fije të holla, spërkatet me kripë, piper të kuq dhe pak sheqer.
Shtypet derisa të lëshojë lëng, përzihet me vaj dhe uthull dhe vendoset në pjatë.
Për ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirë hollë dhe gogozhare.
Kjo sallatë mund të përgatitet edhe ndryshe:
Lakra e prerë hollë vendoset në tenxhere, i shtohet kripë dhe uthull. Pastaj ngrohet e përzihet derisa të shihet se është zbutur pak. Lihet të ftohet dhe rregullohet me vaj dhe uthull.
Ju bëftë mirë!


