Për 4-5 persona duhen:
- 1 kg kungulleshka
- 2-3 kokrra qepë
- 3-4 kokrra domate
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper, kopër
Kungulleshkat pastrohen, lahen dhe u hiqet zemra si më sipër, pastaj kaurdisen.
Në një enë me yndyrë kaurdisen qepët e grira, pastaj shtohet orizi, kaurdisen 5-6 minuta, hidhen domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla, kripë, piper dhe pas pak ujë në sasi të dyfishtë me sasinë e orizit.
Mbushja zien derisa orizi të thithë krejt lëngun dhe të bëhet i shkrifët. Pastaj hiqet nga zjarri, përzihet me kopër të grirë dhe ftohet pak. Me këtë masë mbushen kungulleshkat të cilave u hidhet salcë e kuqe dhe piqen në furrë.
Ju bëftë mirë!


