Sipas një studimi të kryer nga shkolla e Harvardit, mbajtja e një tableti shumë të ulët në prehër, mund të shkaktojë deformim të muskujve të qafës dhe shtyllës kurizore.
Lind pyetja, çfarë mund të bëjmë për të parandaluar dëmtimin?
Hapi i parë është të bëni një pushim herë pas here nga përdorimi i telefonit, kompjuterit, laptopit apo tabletit. Gjithashtu, ushtrimet e ndryshme fizike mund t’ju ndihmojnë.
Nëse përdorni kompjuter ndiqni këto këshilla:
- Zgjidhni të qëndroni në një karrige me bazament të mirë mbështetës ose vendosni një jastëk mbrapa kurrizit.
- Qëndroni drejt, pa u kërrusur para.
- Mbani shpatullat të relaksuara dhe bërrylat afër me trupin.
- Mbani duart, kyçet e duarve, parakrahët dhe kofshët paralel me dyshemenë.
Nëse përdorni telefon:
- Përpiquni të shmangni mbajtjen e tij mes kokës dhe shpatullave.
- Investoni në një pajisje që ju lejon t’i keni duart e lira.
Nëse përdorni tablet:
- Blini një mbështetëse që ju lejon të keni një kënd të mirë shikimi.
- Qëndroni në pozicion ku syri të shikojë paralel me ekranin.
- Bëni pushim çdo 15 minuta
- Merrni frymë thellë në mënyrë që trupi të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.
Qëndrimi korrekt, larg nga ekranit ju ndihmon në reduktimin e dëmit që mund të shkaktojë qëndrimi për një kohë të gjatë përpara kompjuterit apo tabletit.

