5 zgjidhje për tensionin e ulët

Persona që kanë tensionin e ulët, ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj, duhet të lexojnë këshillat e mëposhtme.

tension 2 uletSiç dihet tensioni normal është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes. Për t’ju ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.

Shega- Është e pasur me kalium, flavonoide, vitaminë A, B dhe C, si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.

Panxhari i kuq- Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e kaliumit, një prej elementeve më të rëndësishme për mbajtjen në gjendje te qëndrueshme të tensionit të ulët.

Kripa- Pa e tepruar, konsumi i ushqimeve të kripura riekuilibron tensionin e ulët.

Uji- Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.

Çaji jeshil dhe ai i trëndafilit- Janë idealë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.

 

 

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A është tuberkulozi i shërueshëm?
Pse është e rëndësishme të ruani rezultatet e matjes së presionit të gjakut?
Depresioni dhe ankthi: Tiroidja mund të jetë shkaku
Si te përmirësoni tretjen pas të 40-ave?