Kam djegie të urinës dhe djegie në kofshë afër penisit

Përshëndetje doktor! Kam një problem me penisin, në fillim ndiej një si djegie të urinës, sikur kam djegie dhe në kofshë afër penisit. Pastaj, kur më ikën kjo, më shfaqen si flluska uji te penisi.

Evin Dani (2)Përgjigjet mjeku androlog, Evin Dani

Ankesat tuaja mund të kenë të bëjnë me një infeksion të rrugëve urinare. Infeksionet në rrugët e poshtme urinare, shkaktarë kryesore kanë infeksionet seksualisht të transmetueshme si: gonorrea, klamidiatrakamatis, uroplazmahomni.

Këto infeksione shfaqen kryesisht pas 3-4 ditësh pas një aktiviteti seksual me një partnere, ndoshta, të panjohur. Për më tepër prania e një fluske është shqetësuese dhe kërkon një vizitë tek mjeku androlog. Ky i fundit duhet të vendosë diagnozën dhe t’ju ndihmojë. Jeni i mirëpritur.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?