Për 4-5 persona duhen:
4-5 lugë gjelle mashurka të prera në kubikë- 5-6 lugë gjelle bizele
- 6-7 copëza lulelakër
- 1 dorë spinaq
- 1 lugë gjelle rrënjë ose kërcej selinoje të grirë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- kripë
- piper
Përgatitja
Zihen veç mashurkat, bizelet kokërr, lulelakra, spinaqi. Mashurkat priten në kubukë, lulelakra ndahet në copëza, spinaqi pritet hollë.
Me gjalpë kaurdisen qepët, rrënjët e selinosë të grira hollë, hidhet buljon që të zbuten pak, shtohen perimet e ziera dhe mbahen në banjëmari.
Kur shërbehen hidhen perimet dhe buljoni i nxehtë.
Ju bëftë mirë!


