Çfarë tregojnë aknet (puçrat) për shëndetin tuaj

Lëkura është pasqyrimi i gjithçkaje që ndodh në brendësi të trupit. Sipas dermatologut Joshua Zeichner, drejtor në departamentin e dermatologjisë në spitalin “Mt.Sinain” në Nju Jork, një puçër nuk është thjesht rastësi, ajo mund të tregojë shumë për shëndetin dhe higjenën tuaj. Ja zonat më të prirura për shfaqjen e tyre:

akne ne fytyreAkne në mjekër ose në qafë- jeni në periudhën e menstruacioneve, bllokimi i poreve nga yndyra e tepërt e prodhuar prej gjendrrave të lëkurës bën që të shfaqen puçra. Për t’i parandaluar përdorni vazhdimisht pastrues fytyre, gjithashtu konsultohuni me mjekun.

Akne në hundë dhe ballë- shkaktohen nga stresi. Nëse do të keni një javë të ngarkuar në punë ose shkollë do të shihni se menjëherë shfaqen puçra në këto zona.  Për t’i parandaluar përdorni një produkt anti-akne dhe aplikojeni në të gjithë fytyrën.

Akne afër kurorës së kokës- shkaktohen për shkak të mbingarkesës së flokëve me produkte. Për t’i parandaluar aplikoni pomadë. Shmangni përdorimin e produkteve të flokëve mbi ballë dhe  sigurohuni të lani mirë duart para aplikimit.

Akne në faqe- mbështetja e telefonit në faqe dhe duart e pista me të cilat prekni fytyrën janë shkaktari kryesor. Për t’i parandaluar, mbajeni telefonin gjithmonë të pastruar me dezifektant dhe sigurisht mbani larg duart nga fytyra.

Akne rreth gojës- shkaktari për shfaqjen e tyre është mënyra si ushqeheni. Ajo shkakton rritim të lëkurës dhe inflamacion. Edhe ushqimet me yndyrë dhe kolesterol si patatet e skuqura apo çdo ushqim tjetër i skuqur bllokojnë poret dhe rezultati do të jenë puçrrat rreth gojës. Për t’i parandaluar pastroni mirë zonën rreth gojës pasi të keni ngrënë ushqim.

Akne në gjoks ose shpinë- këtu kemi të bëjmë me zgjedhje të gabuar të materialit të bluzës. Kini kujdes, për ta mbajtur lëkurën më të thatë dhe për të eliminuar puçrat e bezdisshme përzgjidhni për të veshur materiale elastikë me mikrofibra. Sidomos kur i mbani veshur gjatë gjithë ditës.

Nëse tashmë vini re se keni akne në lëkurë, drejtohuni dermatologut pasi çdo lloj lëkure ka nevojë për trajtim të ndryshëm./ Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer