Një llambë gjumi që imiton ngritjen e avashtë të diellit mund të shmangë ataket kardiake të mëngjesit. Alarmet simuluese të agimit janë të njohura mes njerëzve që kanë problem me ndërrimin e stinëve dhe të cilëve mungesa e dritës së diellit u shkakton problem.
Kërkimet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit të Bazelit në Zvicër sugjerojnë se ato mund të luajnë një rol të madh për të ulur presionin në zemër teksa zgjohemi.
Studimet tregojnë se ataket kardiake ndodhin më së shumti nga ora 6:00 e mëngjesit deri në mesditë. Jo vetëm që ataket janë më të shpeshtë në këtë periudhë, por janë edhe më serioze dhe pak njerëz u mbijetojnë.
Kjo duket se është e lidhur me mënyrën se si ora e trupit na përgatit për ditën. Në orët para se të zgjohemi, tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe nivelet e hormonit të stresit rriten për të na përgatitur për ditën përpara.
Por tek njerëzit me tension të lartë apo me problem të arterieve, mund të rrisë rrezikun e një ataku kardiak fatal. Mendohet se efekti është më i rëndë kur trupi zgjodhet befas nga alarmi, pasi truri zgjon menjëherë zemrën që të pompojë gjak në gjithë trupin. Teoria është që nëse sinjalet e zgjimit e arrijnë trurin më avash, atëherë zemra vepron më qetësisht.
Rezultatet në revistën “Sleep Medicine” tregojnë se kur trupi zgjohet menjëherë rrahjet e zemrës nga 64/minutë shkojnë në 90/minutë. Ndërsa kur zgjohet me dritë të pranishme, rrahjet e zemrës shkonin në thjesht 78/minutë.


