Disa fakte mbi portokallin

Disa ditë mbas vjeljes, mbi lëkurën e portokallit zë vend një lloj myku, prej të cilit Flemingu prodhoi penicilinën, një zbulim fantastik që ka shpëtuar jetën e miliona njerëzve. Por fshatarët atë që zbuloi Flemimingu , e kishin kuptuar prej kohësh. Sa herë që dikush plagosej, mbi plagë vendoseshin fasho me lëkura portokalli të mykura.

frut portokallPortokalli përmban fibra, sheqerna, kripra minerale, sasira të konsiderueshme kaliumi dhe kalciumi si dhe vitamina C dhe A. Vetëm një portokall përmbush tërësisht nevojat ditore me vitaminë C. Ndryshe nga vitamina të tjera sintetike, vitamina C e frutave asimilohet më mirë dhe është më e dobishme për të forcuar kalciumin në kocka.

Ka veti ripërtëritëse. Lufton sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Në lëkurën e portokallit janë zbuluar substanca hipoglicemizuese, shumë efikase për diabetikët. Lëngu i portokallit ( në sasinë e një-dy lugë kafe në ditë) mund t’u jepet foshnjave që në muajin e dytë të jetës si vitamizues.

Lëkura e portokallit përmban vajra esencialë, fijet e bardha që mbajnë thelat e portokallit përbëhen prej një fibre të bardhë tepër delikate të quajtur albedinë, efikase kundër kapsllëkut.

Këshillohet që portokalli të hahet i tëri, jo i shtrydhur, lëkurat mbas ngrënies janë një tretës mjaft i fortë./Dr. Ciro Vestita

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi