Shenjat e plakjes së parakohshme

Blerina Bombaj, dietologe

Organizmi i njeriut gjatë gjithë jetës së tij akumulon stres dhe dëmtime që vijnë nga ambienti ku jeton dhe jeta që bën. Në varësi të përbërjes gjenetike të secilit, këta faktorë ambientalë ndikojnë te dikush më shpejt e dikush më ngadalë në plakje dhe Plakja e parakohshmeuljen e kapacitetit fizik. Gjithkush që dëshiron të vlerësojë mirëqenien e tij fizike, mund të bëjë një vlerësim të disa prej bio-parametrave:

  1. Masa muskulare: në adoleshencë masa muskulare arrin kulmin e formimit të saj. Me kalimin e viteve ajo pakësohet duke arritur në 30% më pak në moshën 70-vjeçare. Ruajtja e masës muskulare dhe mundësisht rritja e saj e mban trupin në formë dhe e mbron nga plakja.
  2. Masa e tepërt e dhjamit: plakja shoqërohet me rritjen e masës dhjamore e cila depërton në brendësi duke veshur organet. Sa më pak dhjamë të kemi në trup, aq më ngadalë do të plakemi.
  3. Masa kockore: humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të pashmangshme nëse në nuk ushqehemi si duhet, nuk marrim rreze dielli dhe nuk bëjmë aktivitet fizik.
  4. Tension arterial i lartë: presioni i lartë çon në plakje të parakohshme.
  5. Pesha trupore e madhe: nëse pesha juaj është më shumë se 25 kg për m2 të gjatësisë, plakja është e sigurt që do të qaset më shpejt seç duhet.

Mund të lexoni edhe:

https://shendeti.com.al/7-rregulla-per-te-luftuar-plakjen/

https://shendeti.com.al/a-e-ngadaleson-plakjen-tai-cia-ja-cthote-studimi-i-fundit/

https://shendeti.com.al/duart-e-bukura-6-keshilla-antiplakje/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer