Mendoni se dini si lahen duart? Provoni një mënyrë të re
Kohëzgjatja e tërë procedurës: 40-60 sekonda
- Lagni duart me ujë
- Aplikoni sasi të mjaftueshme të sapunit për të mbuluar tërë sipërfaqen e duarve
- Fërkoni duart pëllëmbë më pëllëmbë
- Pëllëmba e djathtë mbi kurrizin e majtë me gërshetim të gishtërinjve dhe anasjelltas
- Pëllëmbë me pëllëmbë me gishtërinj të gërshetuar
- Pjesa e pasme e gishtërinjve në pëllëmbën përballë, me gishtërinjtë e bashkuar
- Fërkim rrotullues i gishtit të madh të mbërthyer me pëllëmbën e djathtë dhe anasjelltas
- Fërkim rrotullues para, mbrapa me gishtërinj të mbërthyer të dorës së djathtë në pëllëmbën e majtë dhe anasjelltas
- Shpëlani duart me ujë
- Thajini duart mirë me një letër njëpërdorimëshe
- Përdorni letrën për të mbyllur rubinetin
- Tani duart tuaja janë të sigurta.


