Ushqimet që luftojnë inflamacionin

Blerina Bombaj, dietologe

Ushqimet dhe pijet që fatmirësisht ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e reaksionit inflamator, janë ushqimet që përmbajnë fitokimitë me veprim antioksidues të fuqishëm, pigmente bimore, acide lyrore esenciale dhe vitaminë që forcojnë imunitetin:

  • Domatet
  • Ushqimet kunder inflamacionitVaji i ullirit ekstra i virgjër
  • Zarzavatet me gjethe jeshile të fortë, si: spinaqi, pazitë dhe lakrat e zeza
  • Brokoli
  • Arrat dhe bajamet
  • Peshku, si: sardelet, peshku ton, trofta e egër
  • Fruta, si: manaferrat, qershitë e tharta, boronicat, luleshtrydhet, shegët, rrushi, fiqtë & portokalli
  • Çokallata e zezë, e papërpunuar
  • Çaji jeshil, çaji Cistus Incanus
  • Aloe Vera, xheli i saj është një antiinflamator i provuar në shekuj
  • Xhenxhefili – erëz me veti të fuqishme kundër inflamacionit
  • Shafrani i Indisë – erëz indiane me vetitë më të fuqishme antiinflamatore ndër ushqimet dhe bimët në tokë!

Nuk mjafton zgjedhja e këtyre ushqimeve. Ato duhen përfshirë në një regjim të shëndetshëm së bashku me lëvizje të shpeshta dhe pa abuzime. Dieta Mesdhetare është regjimi ushqimor më i përsosur për të forcuar imunitetin dhe për të shmangur inflamacionin kronik.

Mos harroni: inflamacioni kronik është i lidhur me mënyrën modern të jetesës dhe me pasoja shkatërrimtare. Frenojeni përpara se t’ju frenojë mirëqenien!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni