Të pathënat për celulitin

Sipas të dhënave, vetëm 2 ose 3 % të femrave janë totalisht të mbrojtura nga celuliti. Megjithatë, përhapja kaq e madhe e celulitit nuk përbën ndonjë ngushëllim të madh për femrat që preken prej tij. Duhet thënë se mjekësia nuk e ka qartësuar ende plotësisht shkaqet e shfaqjes së celulitit.

celulitDihet se çfarë ndodh në indet lidhëse, dihet edhe rreth disa shkaqeve që favorizojnë lindjen e tij, por për shkaqet e vërteta flitet vetëm në gjuhën e hipotezës. Prandaj ende nuk është sqaruar plotësisht se përse dy gra që jetojnë në të njëjtat kushte, nuk kanë të dyja celulit.

  • Ndryshimet hormonale janë një nga shkaqet e celulitit, jo rastësisht gratë kanë një ndjesi rëndimi dhe fryrjeje gjatë kohës së ovulacionit dhe menjëherë para menstruacioneve, atëhere kur arrihen majat e prodhimit të estrogjenit.
  • Gabimet në ushqyerje sigurisht bëjnë pjesë në faktorët që duhen shtuar te ata që ndikojnë në shfaqjen e celulitit. Për t’u fajësuar janë të gjitha ushqimet që rëndojnë punën e aparatit tretës dhe mëlçisë. U duhet thënë jo edhe sallameve e turshive, ushqimeve të fërguara dhe alkoolit, çokollatës, majonezës dhe mishrave të tymosur.
  • Jeta sedentare është një prej kushteve që ndihmon shfaqjen e celulitit. Veprimtaria fizike gjithnjë e më e pakët, duke zvogëluar punën e muskujve, të qarkullimit të gjakut, të sistemit nervor, krijon parakushtet për ngadalësimin e punës së sistemit të eliminimit ët mbeturinave duke i hapur rrugën vendosjes së celulitit.
  • Stresi, tensionet dhe ankthet në marrëdhëniet në punë, ngutja në përgjithësi dhe ritmet e shpejta me të cilat ecëm jeta sot mund ti hapin portën celulitit.
  • Helmet e përditshme, abuzimi me ilaçet, ndotja atmosferikem abuzimi me alkoolin, duhanin madje dhe ai me pijet nxitëse si kafeja apo çaji ndikojnë në shfaqjen e celulitit. Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Shëndeti i fëmijëve i “kërcënuar”, vaksinimi u përkeqësua pas pandemisë! Ç’tregojnë të dhënat e INSTAT
Covid-19 rikthehet edhe në Shqipëri, 30% e rasteve dalin pozitivë
Varianti i ri i Covid, OBSH e alarmuar: Rreziku është i ulët, por po përhapet me shpejtësi në disa vende
Vaksinat po mbeten stok, skadojnë në fund të muajit! Nuk ka shumë vaksinime anti-covid