Ndiej therje në anën e majtë poshtë dhe lart kraharorit, gjithashtu ndiej shtrëngim, presion, ngërçe me intervale të ndryshme
kohore në anën e majtë, mpirje të lehtë të buzëve dhe krahut të majtë, ndjenjë të fundosjes dhe të panikut, plogështi. Pas ngërçeve pak më të forta se zakonisht, nevojë për të jashtëqitur, pagjumësi. Edhe në krahun e majtë ndiej ndonjëherë shtrëngime, por jo aq shumë sa në krahun e djathtë.
Përgjigjja nga mjekja Manjola Liko
Eshtë shumë e rëndësishme kryerja e një vizite mjekësore pranë mjekut kardiolog. Një dhimbje në anën e majtë të gjoksit e shoqëruar me mpirje të krahut të majtë, është një shenjë tipike e sëmundjes ishemike të zemrës, për të cilën ka shumë vlerë kryerja elektrokardiogramës dhe ekzaminimeve të tjera kardiake.


