Vaksina e tetonozit, 11 herë më e shtrenjtë?

Ulja e çmimit të barnave është një nga pikat kryesore në programin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Edhe para 10 ditësh, në një konferencë për mediat, ministri theksoi faktin se ulja e çmimit të barnave është një premtim i mbajtur. “Në vetëm 18 Vaksinimimuaj, mbajtëm një zotim shumë të rëndësishëm. Ulëm çmimet e barnave dhe bëmë të mundur që asnjë bar i importuar në Shqipëri të mos shitet në vendin tonë më shtrenjtë sesa në vendin e origjinës”, u shpreh ministri.

“Falë punës së bërë, sot, çmimet e barnave janë 30% më të lira, dhe falë kursimit në Buxhetin e Shtetit, kemi mundësuar futjen e shumë më tepër barnave në listën e rimbursimit, si në vëllim, ashtu edhe përsa i përket llojit të tyre” vazhdoi më tej kreu i shëndetësisë.

Por çfarë po ndodh sot realisht me tregun e barnave? Në fjalën e mbajtur në seancën plenare të datës 11 qershor 2015, Deputetja Albana Vokshi, njëkohësisht Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë solli argumente kundër pretendimit të ministrit Beqaj. Kështu, sipas Vokshit, çmimi i barnave jo vetëm që nuk është ulur por ka pësuar një rritje drastike. Deputetja Vokshi solli rastin e vaksinës së tetanozit, një vaksinë që nuk gjendet askund në treg dhe në spitale në Shqipëri.

“Para disa javësh ka ardhur vetëm një parti shumë e vogël, por me çmim marramendës plot 17 mijë lekë një vaksinë tetanosi. Por, a munden qytetarët e mjeruar e të varfër ta blejnë me këtë çmim vaksinën e tetanosin”? Kur çmimi i mëparshën ka qenë vetëm 1500 lekë? Meqenëse flasim për ulje të çmimeve të barnave. Temë që i pëlqen shumë Kryeministrit dhe ministrit.

“Nga 1500 lekë në 17000 lekë. A e dini sa është  rritur çmimi i kësaj vaksine? Më shumë se 11 herë më e shtrenjtë” u shpreh Vokshi./ D.C.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm