Gabimet që bëni me kremin kundër diellit

Nuk aplikoni sasinë e nevojshme: jepini trupit sasinë e kremit mbrojtës që ka nevojë. Aplikojeni në të gjithë trupin, pa harruar fytyrën. Nëse aplikoni pak dhe nuk e përhapni mirë, do të keni djegie lëkure.

krem mbrojtesAplikojeni përsëri në lëkurë pasi të kenë kaluar 2 orë: etiketimi “rezistent ndaj ujit” nuk ka të bëjë me frazën “kundër ujit”, prandaj pasi të laheni, riaplikojeni.

Mos blini krem me filtra mbrojtës të ulët: shikoni me kujdes filtrat mbrojtës dhe kujdesuni të përzgjidhni një krem i cili ka të paktën 30 filtra mbrojtës. Ai do t’ju mbrojë nga 95% të rrezeve. Por kini parasysh: asnjë krem nuk mund t’ju mbrojë lëkurën plotësisht.

Kujdes kur përdorni krem në formën e sprajit: mund të jetë më i lehtë për t’u aplikuar, por nuk përhapet njëlloj në të gjithë trupin. Përhapeni mirë duke u siguruar që e gjithë sipërfaqja e lëkurës ka marrë sasinë e nevojshme të kremit mbrojtës.

Duhet ta aplikoni edhe kur nuk jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit: edhe nëpërmjet xhamit lëkura mund të thithë rrezet UV duke ju lënë shenja vetëm në disa pjesë të trupit. Gjithashtu telefoni celular apo drita e ekranit të kompjuterit janë burime të rrezeve të dëmshme.

Mos harroni ta aplikoni në pjesë të caktuara të trupit, si: kokë, veshë, qepalla, buzë si dhe majat e këmbëve. Për aplikimin më të lehtë në këto zona, përdorni një shkop të hollë (mund të provoni një kunj veshësh)./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale